Legjenda e Barcelonës: Jam këtu për të parë Ronaldon duke e fituar
Ish anëtari i Barcelonës për shumë vite, Dani Alves, që është i njohur për miqësinë e tij në fushë që kishte me Lionel Messi-n, është shprehur se argjentinasi nuk e meriton që ta fitojë këtë çmim.

Dani Alves dhe Lionel Messi
Por, sipas tij ky çmim duhet të shkoj këtë vit për Cristiano Ronaldon.
“Jam këtu për të parë Ronaldon duke fituar”, ka thënë Alves.
“Ai e meriton këtë”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit.
Alves ishte për tetë sezone në Barcelonë, ku ishte paraqitur në 391 ndeshje për katalunasit, duke fituar të gjithë trofet e mundshëm gjatë asaj periudhe. /Periskopi/



