Legjenda e bejsbollit po kënaqet si pronar i një klubi futbolli
“Hej! Përshëndetje! Gëzohem që të takova!”, thoshte ai.
Po bëhen dhjetë vjet prej se Piazza 48 vjeç, është pensionuar nga bejsbolli si njëri prej legjendave në historinë e këtij sporti, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Është e zakonshme për yjet e kalibrit të tij që të provojnë një karrierë të dytë nëpër televizione apo thjesht të shijojnë disa raunde të golfit, falë pasurisë që posedojnë. Piazza vitin e shkuar kishte vendosur të bëhej pronar i ekipit të divizionit të tretë në Itali, Reggiana.
Kështu që, një vit pas inkuadrimit në Hollin e të Famshmëve të Bejsbollit, fokusi i jetës profesionale të Piazzas është në Reggio Emilia, qytet piktoresk që gjendet mbi 100 kilometra në jug të Milanit – dhe mbi pesë mijë kilometra larg shtëpisë së tij në Miami.



