Legjenda e boksit: Fury shumë shpejt do të rikthehet në majat e boksit
Legjenda e boksit, George Foreman beson se Tyson Fury do të rikthehet në majat e boksit
Tyson Fury sot do të ndeshjet me boksierin shqiptar Sefer Seferin në Mançester dhe është favorit në këtë përballje, shkruan Periskopi.
Fury nuk ka luftuar që nga viti 2015 kur e mposhti Klitschkon, ndërsa pas problemve që kishte me depresion, drogë dhe doping ai sonte rikthehet në ring ku përballet me Seferin.
E para këtij meç ka folur boksieri legjendar, Foreman, i cili ishte rikthyer në ring pas 10 viteve pauzë dhe kishte arritur që të shënonte fitore në moshën 45 vjeçare.
![]()
“Së pari unë isha jashtë për 10 vjet dhe kurrë nuk e humba ritmin tim. Ajo që e ka bërë Furyn konkurrues është madhësia e tij dhe nuk duket se ai është më i dobët. Ai është ende i madh dhe mund të fitojë luftëra”, ka thënë Foreman për Daily Telegraph.
“Ai i ka ato atributet fizike dhe ajo është zona e tij mbrojtëse. Gjithë ajo që duhet të bëjë ai është që të arrijë formën më të mirë fizike të mundshme”.
“Stili i Furyt gjithmonë ishte si të mos i bëjë gjërat aq shpejt. Ai kurrë nuk është varur në nokautimet e shpjeta dhe mund të ekzistojë në secilën epokë. Ai do të bëjë një rikthim të mirë”, përfundoi 69 vjeçari Foreman.
Fury ka zhvilluar 25 meçe në karrierë dhe të gjitha i ka fitore, 18 prej tyre me KO./Periskopi/



