Legjenda e boksit kosovar lë duhanin pas 50 vjetësh
Bogujevci, që aktualisht është sekretar i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), ka vendosur të lë cigaren, shkruan Kosovapress.
Bogujevci në pranin e drejtuesve te FBoxK-së dhe KosovaPress-it, është “divorcuar” me cigaren.
“Pas plotë 50 viteve, sot kam vendosur ta lë cigaren. Boll kam pi cigare”, ka thënë Bogujevci.
Bogujveci i takon gjeneratës së artë të Klubit të Boksit Prishtina, duke fituar gjashtë herë titullin e kampionit në ish-Jugosllavi dhe duke fituar shumë medalje ndërkombëtare.



