Legjenda e Liverpool kritikon Shaqirin: Nuk e meriton formacionin e parë

Legjenda e Liverpool kritikon Shaqirin: Nuk e meriton formacionin e parë

Ish-mesfushori i Liverpool, John Barnes ka shpërthyer në kritika për Xherdan Shaqirin, duke shtuar se ai meriton të luajë vetëm ndaj skuadrave mesatare. 

27 vjeçari ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon, shumicën e tyre të ardhur nga stoli por ka sjellur një impakt të jashtëzakonshëm për ekipin e Klopp, transmeton Periskopi.

Zviceriani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste, duke shkëlqyer në ndeshjen ndaj Manchester United.

Image result for shaqiri substitute

”Ai po kërkon të luajë nga fillimi, por nëse shikoni ekipin më të mirë të Liverpool, me siguri ai nuk do ishte pjesë e formacionit”.

”Kur luani ndaj skuadrave mesatare, Shaqiri mund të luajë bashkë me dy mesfushorë, edhe si sulmues”.

”Xherdani është një lojtar stoli dhe nuk mundet të luajë nga fillimi”, përfundoi Barnes.

Liverpool është lider i Premier Ligës me gjashtë më shumë se sa vendi i dytë që mbahet nga Tottenham. /Periskopi

Shpërndaje në: