Legjenda e Liverpoolit kërkon falje pasi pështyu një 14-vjeçare (Video)

Legjenda e Liverpoolit kërkon falje pasi pështyu një 14-vjeçare (Video)

Jamie Carragher bëri një gjest tejet të ulët duke e pështyrë një 14-vjeçare e cila po e ngacmonte atë pasi Manchester United e mposhti Liverpoolin në derbin e madh anglez

Humbja në derbi të madh si ai ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit nuk kapërdihet lehtë dhe mund të sjellë momente tensionuse pas ndeshjes.

40-vjeçari në nerva e sipër, pështyu nga makina, një vajzë 14-vjeçare e cila po tallej për humbjen e Liverpoolit. Ky veprim i Carragherit ka shkaktuar shumë reagime në Angli, ndërsa ish-mbrojtësi, i cili aktualisht punon si komentator sportiv në televizionin “Sky”, rrezikon të humbasë vendin e punës për këtë gjest të turpshëm.

Vajza e filmoi këtë skenë dhe e postoi në rrjetet sociale. Pështyma e kapi 14- vjeçaren në fytyrë dhe ajo nisi të qante. Kur u qetësua, Carragher, e kuptoi gabimin që kishte bërë dhe i kërkoi falje familjes së vajzës.

“Komplet gabim si veprim dhe unë i kërkova personalisht falje familjes këtë mbrëmje. U talla 3 apo 4 herë gjatë autostradës dhe po filmohesha dhe e humba kontrollin. Nuk ka justifikime. Kërkoj falje”, shkruante Caragher në Twitter./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=myaUBQ_IvIY

Shpërndaje në: