Legjenda e Man United shijon pushimet në Francë me të dashurën e tij (Foto)
Ish portieri i Manchester United, Peter Schmeichel është duke shijuar pushimet e tij në St Tropez, nën shoqërimin e të dashurës, Laura von Lindholm.
Ish portieri, 53 vjeçar, shoqëroi aktoren daneze në klubin, Club 55, në jug të Francës, transmeton Periskopi.
Ai dhe Laura po qëndronin në plazh, derisa Peter kishte veshur një palë shorce të verdha dhe syze të tipit, Smart.
Schmeichel fitoi pesë herë titullin e Premier Ligës, sa ishte futbollist i Man United. /Periskopi







