Legjenda e Manchester United kritikon ashpër skuadrën e Mourinhos

Legjenda e Manchester United kritikon ashpër skuadrën e Mourinhos

Manchester United ka zhvilluar një tjetër ndeshje të keqe duke humbur ndaj Fenerbahce-s, ku paten një përformancë shumë të dobët.

Ekipi i Jose Mourihnos është duke u përballur me mungesa në mbrojtje, pasi që dy qendërmbrojtësit kryesor Bailly dhe Smalling janë të lënduar. Scholes ka kritikuar dyshen e mbrojtjes që startuan sonte Blind-Rojo.

“Man United ishin të dobët, me të vërtet, ata nuk arritën të kontrollonin lojën për asnjë moment. Ata kanë mundur në çdo rast të pranojnë gola”, ka thënë Scholes.

“Me dyshen Blind dhe Rojo, ata duhet të shënojnë 3 gola për të fituar ndeshjen, por sonte Man United ka zhvilluar një ndeshje të dobët dhe nuk janë dukur të rrezikshëm para portës”, përfundoi ish mesfushori anglez. /Periskopi.com

Shpërndaje në: