Legjenda e Manchester United që mendoi për vetëvrasje
Gruaja e Rios kishte ndërruar jetë në mars të vitit 2015, si pasojë e sëmundjes së kancerit.
Ai tha se momenti më i vështirë për të kishte qenë kur iu ishte dashur t’ju tregojë fëmijëve të tij se nuk do të kishin më nënë.
Anglezi poashtu rrëfeu se kishte filluar të pinte, para se ta kuptonte që kështu njerëzit shkojnë drejt vetëvrasjes.
“Ju mendoni se po ia dilni, rrini ulur, fëmijët janë në shtrat, nuk mund të fleni, por nuk dëshironi të mendoni për asgjë. Pikërisht atëherë fillojnë problemet. Kurrë nuk e kam kuptur vetëvrasjen”, tha Rio në intervistën e tij me Time Magazine. /Periskopi.com/



