Legjenda e Milanit tregon dobësinë e skuadrës së Chelseat

Legjenda e Milanit tregon dobësinë e skuadrës së Chelseat

Skuadra e menaxherit italian, Antonio Conte shumë shpesh janë dukur të pandalshëm gjatë këtij sezoni, ku kanë pësuar vetëm një humbje në 19 ndeshje në Premier Ligë, prej se kanë ndërruar formacioni në 3-4-3.

“Krahu i majtë i Chelseat është shumë më pak i disiplinuar sesa krahu i djathtë i tyre”, tha Gullit për BBC.

Tani analist, Ruud mendon se në ndeshjet e rradhës skuadra e Antonio Contes do të ketë më shumë probleme në atë krah, nëse nuk ndryshojnë diçka.

“Eden Hazard ka dëshirë të luaj pozitën e numrit 10-të dhe për këtë arsye kur Chelsea humbin topin, Marcos Alonso mbetet i izoluar në krahun e majtë dhe këtë e pamë në Turf Moor, kundër Burnleyt”, përfundoi Gullit.

Holandezi gjatë kohës së tij të kaluar me Chelsean, kishte arritur të fitojë FA Cup në vitin 1997. /Periskopi.com

Shpërndaje në: