Legjenda e Prishtinës transferohet te skuadra rivale

Legjenda e Prishtinës transferohet te skuadra rivale

Portieri i mirënjohur, që shumicën e karrierës e kaloi te Prishtina, nga stinori pranveror do të ndihmojë Flamurtarin për të arritur synimin, rikthimin në Vala Superligë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Olle, nga trajneri i portierëve, Naser Prapashtica, njëherit trajner në Përfaqësuesen U-21.

Ai ka ndihmuar që të arrihet marrëveshja Mushica – Flamurtari, e përmendur prej disa javësh.

Mushica po ashtu është ish-pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, me të cilën shkroi historinë në ndeshjet historike miqësore.

Shpërndaje në: