Legjenda e Real Madridit: Gjithmonë është zhgënjyese kur Barcelona arrin në finale

Legjenda e Real Madridit: Gjithmonë është zhgënjyese kur Barcelona arrin në finale

Spanjolli thotë se është gjithmonë zhgënjyese kur ‘Los Blancos’ eliminohen nga kompeticione të ndryshme, mirëpo shton se edhe më zhgënjyese është kur rivali i përbetuar, Barcelona arrin në finale.

“Kurdo që bien nga një garë është gjithmonë zhgënjyese, ashtu siç i ndodhi Real Madridit në Copa del Rey, por gjithmonë është edhe më zhgënjyese kur rivali më i madh arrin finalen” ka thënë Raul.

“Të pasurit Leo Messin dhe Barcelonën është mirë për La ligan, është kënaqësi e vërtet” ka shtuar 39 vjeçari.

“Unë nuk mendoj se Madridi do të ishte Madrid pa Barcelonën dhe anasjelltas”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: