Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan
Lojtari legjendar i Real Madridit, Dani Carvajal, është përplasur me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, pas pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Carvajal nuk luajti në këtë ndeshje, por ai e mori rolin e kapitenit menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë për t’u sqaruar me anglezin rreth penalltisë.
🔥🔥🔥 ¡OJO! ¡Dani Carvajal se fue a por Saka en el descanso!
El capitán, que no puede jugar por lesión, recriminó al delantero su intento de colar un penalti a lo Panenka 🔥🔥🔥📹 @jdelriomuradas pic.twitter.com/zBscrXMg3e
— MARCA (@marca) April 16, 2025
Gazeta spanjolle shton se ai fillimisht i pëshpëriti diçka në vesh, e përkëdheli gjoksin dhe pasi lojtari anglez u përgjigj, ai ia kapi dorën dhe vazhdoi të ankohej.
“Saka nuk donte të luftonte dhe u përpoq të shkonte drejt tunelit, por Carvajal sulmoi përsëri sepse nuk i pëlqeu përgjigja e tij. Një tjetër kapje nga krahu përpara se të ndodhte kaosi, duke përfshirë disa anëtarë të stafit stërvitor të Arsenalit dhe roje sigurie që përpiqeshin të ndanin lojtarët, ndërsa Carvajal e kapi Sakën nga qafa”, shpjegoi tutje gazeta spanjolle.
Kujtojmë se mbrëmë Arsenali fitoi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 për të kalur në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-1, pas fitores 3-0 në Londër në ndeshjen e parë.
Why is Carvajal fighting Saka? Madrid is the worst club in all of football.
— MessiMania (@M10Update) April 16, 2025



