Legjenda e Realit, Raul drejt Barcelonës?
“Dua t’i bëj gjërat hap pas hapi. Fillimisht dua të rikthehem në Real Madrid kur të jetë momenti i duhur. Por ky është futbolli dhe ju nuk mund të thoni se kurrë nuk do ta bëj këtë ose atë”, tha Raul për revistën katalunase, Sport, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë nuk pritet që spanjolli të jetë një nga kandidatët për të zëvendësuar Luis Enriquen në fund të sezonit. /Periskopi.com



