Legjenda e “Star Trek” dërgohet me urgjencë në spital
Legjenda e “Star Trek”, William Shatner, u shtrua në spital pas një urgjence mjekësore që kishte të bënte me sheqerin në gjak të mërkurën pasdite, thanë burime për TMZ.
Shatner, 94 vjeç, i njohur për rolin e tij si Kapiten Kirk, thuhet se ka përjetuar përkeqësimin shëndetësor ndërsa ishte në shtëpinë e tij në Los Angeles, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Ai thuhet se u dërgua në një spital lokal për trajtim dhe tani ‘pushon rehat’ dhe është ‘mirë’, thanë burimet për TMZ.




