Legjenda e United thotë se Liverpool do të fitojë sonte

Legjenda e United thotë se Liverpool do të fitojë sonte

Dy gjigandët e futbollit anglez takohen sonte mbrëma me fillim nga ora 21:00 për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Premier Ligë.

Ndërsa, legjenda Scholes thotë se skuadra nga Anfield Road është skuadra e cila pret të fitojë sonte.

“Nëse do të vëni bast, atëherë ju duhet të vëni për fitoren e Liverpoolit”, deklaroi Scholes.

“Çfarë kam parë unë, Mourinho te Chelsea kishte 13-14 lojtarë që kanë luajtur çdo javë. Ai kurrë nuk i ka pushuar lojtarët, qoftë edhe për Kupë ose miqësore. Unitedit i duhet ende stabilizim, i duhet kohë për t’u komponuar dhe pastaj mund të flasim se çfarë mund të bëjmë”, shtoi ai.

“Ju mund të shihni Jurgen Klopp se si e ka futur mënyrën e lojës së tij në skuadrën e Liverpoolit. Ju e dini se si do të luajë Liverpool. E dini se ata janë të shpejtë dhe di të bëjnë presion në çdo moment për të fituar topin dhe do të sulmojnë për të shënuar shumë gola”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: