Legjenda franceze zbulon lajmin e madh për Cristiano Ronaldon (Foto)
Bixente Lizarazu beson se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid.
Legjenda franceze dhe e Bayern Munich ka deklaruar se Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid as në këtë verë.
Lizarazu ka folur se lajmet për largimin e portugezit janë një blof i madh.
“Mendoj se është një blof i madh, për shkak se problemet financiare do të mund të zgjidhen nga Real Madrid shumë lehtë. Unë nuk e shoh të largohet nga Real Madrid”, tha ish anëtari i Bayern Munich.
“Nuk ka klub më të mirë se Madridi për Cristianon: kanë lojtarët më të mirë dhe janë ekipi më i mirë në botë”, shtoi Lizarazu. /Periskopi/




