Legjendat e Arsenalit të cilët Wenger i bleu për “pesë pare”
Wenger pa të drejtë njihet si një trajner që nuk shpenzon shumë. Për një kohë të gjatë, ai nuk kishte mundësi të shpenzonte shumë. Klubi e ndërtoi një stadium që i kushtoi klubit mbi 600 milionë euro (dhe merrni parasysh që stadiumi i Juves ka kushtuar vetëm 120).
Por gjendja financiare e klubit – megjithëse pa një pronar miliarder pas – ka ndryshuar falë punës së jashtëzakonshme të trajnerit francez.
Ja disa blerje të lira të lojtarëve që u bënë legjenda të klubit më pas ose që u shitën me shuma marramendëse.
Emmanuel PETIT – i ardhur për 2.5 milion funte i shitur për 30 milion funte (bashkë me Overmars) në Barcelonë. Ai luajti 118 herë dhe i shënoi 11 golla për klubin londinez.
Gilberto SILVA – i ardhur nga Mineiro për vetëm 4,5 milion funte, u bë legjendë e Arsenalit dhe luajti 244 herë duke i shënuar 24 gola për topxhinjtë.
Laurent KOSCIELNY – i ardhur nga Lorient për 10 milion funte, për momentin është lojtari kryesor i mbrojtjes, të cilin kanë provuar ta transferojnë Bayern dhe Real Madrid. Për Arsenalin ka luajtur 253 herë duke i shënuar hiç më pak se 21 gola.
Robert PIRES – erdhi nga Marseille për një shumë qesharake prej vetëm 6 milion funtesh kur dihet se ai ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën e artë të Arsenal. I shënoi 284 ndeshje dhe 84 gola. E fitoi dy herë Premier Ligën dhe tri herë FA kupën. Me të drejtë konsiderohet si një ndër legjendat më të mëdha të klubit.
Jens LEHMANN – u transferua nga Dortmund për vetëm 1,5 milion funte. I bëri 200 paraqitje dhe e mbrojti portën në sezonin kur Arsenal u bë kampion duke qenë skuadër e pamposhtshme.
Freddie LJUNGBERG – erdhi nga një ekip si Halmstads për vetëm… 3 milion funte. E pabesueshme por e vërtetë. Mesfushori suedez luajti 328 herë për londinezët dhe i shënoi 72 gola. Ishte ndër kryesorët e fitimit të titujve më 2002 dhe 2004.
Robin VAN PERSIE – njihet si tradhtar në mesin e tifozëve të Arsenal. Por ai ishte lojtar i madh dhe statistikat i ka të mahnitshme. U transferua vetëm për 3 milion funte nga Feyenoord. U transferua në Manchester United për 24 milion funte dhe i kishte bërë 278 ndeshje dhe 132 gola.
Kolo TOURE – erdhi si një anonim nga një klub anonim për 150 mijë funte. Klubi ishte ASEC Mimosas nga Bregu i Fildishtë. Kolo i bëri 211 paraqitje dhe i shënoi 12 gola. Ishte i pakapërcyeshëm në pozitën e mbrojtësit dhe u admirua gjatë nga tifozët e Arsenal derikur kalo në City për 14 milion funte.
Nicolas ANELKA – u transferua në Arsenal nga PSG për vetëm 500 mijë funte. Për Arsenalin luajti 90 herë dhe i shënoi 28 gola. Por a e dini se për sa u transferua në Real Madrid? Për jo më pak se 22.3 milion funte. Pra, më shumë se pesëdhjetë herë më shtrenjtë sesa që ishte blerë.
Cesc FABREGAS – erdhi nga akademia e Barcelonës për vetëm 700 mijë funte. Në Arsenal luajti për tetë vite, duke u bërë edhe kapiten për një kohë dy vjeçare. Ai i bëri 303 ndeshje dhe i shënoi 57 gola për klubin. Tifozët e Arsenal me të drejtë e quajtën legjendë sepse arriti ta ndërronte krejtësisht cilësinë e mesfushës dhe mënyrën sesi luante klubi në atë pozicion. U shit për 25,4 milion te Barcelona. Dhe më pas, nga një lojtar që i tmerronte kundërshtarët u shndërrua në një lojtar të dorës së dytë shkaku i punës së dobët të trajnerëve tjerë.
Patrick VIEIRA – i kaloi në Arsenal nëntë vite. Dhe i bëri 406 ndeshje duke i shënuar 33 gola. Mbahet si legjendë edhe sot e kësaj dite. E fitoi tri herë Premier Ligën dhe katër herë FA kupën me Arsenalin. Njihet si ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave në pozitën e tij.
Thierry HENRY – erdhi nga Juventus për 11 milion funte më 1999. Por çfarë bëri më pas, e di e gjithë bota. Ai i shënoi 228 gola për klubin në 377 paraqitje. Ishte i pakrahasueshëm me ndonjë tjetër. Luante në qendër të sulmit dhe ishte mjaft i shpejtë, mjaft i gjindshëm, dhe sidomos shumë teknik e atraktiv – e pazakontë kjo për shtatin e tij dhe për pozitën ku luante. Statuja e tij gjendet jashtë stadiumit The Emirates Stadium.
Dhe këta lojtarë ndër shumë të tjerë. Mund të përmendim edhe Cazorlën, Alexisin, Ozilin, Campbellin, Overmarsin… në një listë të madhe emrash.
periskopi.com



