Legjendë e gjallë e Premier Ligës | Wengeri arrin shifrën rekorde
Arsene Wenger futet në historinë e Premier Ligës dhe bëhet “legjendë” si trajner.
“Strategu” i Arsenalit, në ndeshjen e mbrëmjes kundër Crystal Palace-it, do të ulet në stolin e “topçinjve” për herë të 810 duke barazuar rekordin e Sër Alex Fergusonit te Manchester Unitedit.
Të dielën, në ndeshjen kundër West Bromwichit, profesori nga Franca, do të drejtojë ndeshjen numër 811 në Premier Ligës më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kampionatit anglez.

Wengeri ka fituar një titull në Francë si trajner i Monacos – te e cila kishte nxjerrur shumë superyje si Weah, Henry, Trezeguet, Thuram etj. – dhe një Kupë të Francës.
68-vjeçari ka fituar edhe dy Kupa të Japonisë në stolin e Nagoya Grampus Eight, ndërsa që nga viti 1996 dhe deri më sot ka qenë trajneri i Arsenalit, të cilën e shndërroi nga një skuadër mesatare në një superfuqi evropjane.
Në Londër ai ka fituar tri herë titullin kampion, shtatë herë Kupën e Anglisë dhe 7 herë Superkupën e Anglisë. Ai ka një kontratë me klubin e Arsenalit deri në qershorin e 2019-s, kur do të jetë 70 vjeç. /Periskopi



