Leipzig siguron një vend në Ligën e Kampionëve, por vështirë se do të pranohen!
Skuadra gjermane, apo befasia e këtij sezoni Leipzig ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve edhe zyrtarisht.
Por ata do ta kenë një problem më të madh gjatë kësaj rruge, pasi rregulla e UEFA-s nuk i lejon dy klube pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.
Pronari i klubit gjerman ka në pronësi edhe atë austriak, Salzburg (aty ku luan kosovari Valon Berisha), e cila gjendet në pozitën e parë dhe është afër ta fitoj titullin austriak.
Kështu sipas trajnerit të Leipzigut, Ralph Hasenhuttel skuadra e tij është e fokusuar ta mbyll në pozitën e dytë, edhe pse duhet pritur deri në qershor për ta kuptuar se a do të merr pjesë në garat evropiane, përcjell Indeksonline.
“Tani qëllimi kryesor është për ta arritur Ligën e Kampionëve. Megjithatë klubi duhet të pres deri qershor për ta kuptuar se a do të mundemi për tu futur në turne, me rregullat e UEFA-s që nuk lejon dy klube me të njëjtin pronësi”, ka thënë Ralph.



