Lekaj: 7 ditë deri më 28 dhjetor, 7 është numri im në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka bërë thirrje që të dielën e 28 dhjetorit qytetarët të votojnë për të ardhmen e Kosovës.
Ndërsa kanë mbetur edhe 7 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, me numrin 7, Lekaj garon për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
“7 ditë kanë mbetur deri me datë 28 dhjetor.
7 është numri im në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Andaj, të dielën, votoni për Aleancën, për numrin 129 dhe për kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës.
#AAK129 #RamushHaradinaj1 #PalLekaj7”



