Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke akuzuar Albin Kurti për mosgatishmëri për krijimin e institucioneve të vendit.
“Thua se z. Kurti nuk di apo nuk do të menaxhojë fitoren, sepse nuk ka marrëveshje politike të njëanshme dhe në interes vetëm për vete.”
“Ai nuk po do të marrë përgjegjësi për vendin, sepse e presin: Marrëveshja e Ohrit, presin shumë gjëra të tjera që ky i ka nënshkruar, sikur veprimi i fundit për Ligjin për të Huajt, që po thuajse e ka tradhtuar vetveten në këtë drejtim. Po i pranon dokumentet ilegale të sistemit paralel të Serbisë.”
Ai ka thënë se Marrëveshjen e Ohrit e kanë mbështetur edhe AAK, por jo që të krijohet një autonomi substanciale dhe sidomos në këtë rast të pranohet në dokumente.
“Ai është shitur mjaft patriot, por deri më sot pothuajse çdo veprim që paraprakisht e ka proklamuar ka dështuar dhe ka tradhtuar vetveten, e ka tradhtuar edhe fitoren, por e ka tradhtuar edhe vizionin e vet”, ka thënë Lekaj në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.



