Lëndim i dyfishtë te Barcelona, Valverde me ‘kokëdhimbje’
Barcelona ka konfirmuar lëndimet e Rafinha Alcantara dhe Sergi Roberto.
Ky i fundit do jetë jashtë fushave së paku katër javë, pas dëmtimit në gju, transmeton Periskopi.
Roberto, i cili startoi në ndeshjen e së shtunës kundër Atletico Madrid – që përfundoi 1-1 – ka rënë në tokë disa momente para përfundimit të pjesës së parë, duke mbajtur këmbën e tij dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.
Katalanasit kanë konfirmuar se 26-vjeçari ka lënduar semimembranosun e tij, një nga tre muskujt që përbëjnë gjurin.
‘Jokeri’ i Barcelonës do jetë jashtë fushave për një muaj dhe mund të humbasë deri në shtatë ndeshje, duke përfshirë ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër PSV dhe Tottenham.
❗ PARTE MÉDICO. Sergi Roberto, entre 3 y 4 semanas de baja con una ruptura del semimembranoso de la pierna izquierda pic.twitter.com/FgYyc6cf3h
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 25, 2018
Rastësisht, Rafinha ishte lojtari që zëvendësoi Roberton në Wanda Metropolitano pas pushimit. Dhe pavarësisht se përfundoi ndeshjen, kampionët spanjollë do të jenë pa brazilianin për një kohë më të gjatë, me një operacion të kërkuar për rikuperimin e ligamentit të kryqëzuar anterior, i njohur si ACL.
Nga ky dëmtim i rëndë, braziliani pritet të mungoj nga gjashtë deri në nëntë muaj. /Periskopi/
❗ PARTE MÉDICO. Rafinha tiene una ruptura del ligamento cruzado anterior de la rodilla izquierda. En los próximos días se procederá a tratamiento quirúrgico pic.twitter.com/rGt4zMHmDU
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 25, 2018



