Lëndimi i mistershëm: Carrick zbulon pse mungoi deri tash për Unitedin
Futbollisti i Manchester United, Michael Carrick, ka zbuluar atë që ishte mister tash e sa kohë. Dhe problemi i tij duket të jetë mjaft shqetësues.
Carrick ka thënë se po mungon shkaku i problemeve me zemër. 36 vjeçari në letrën e tij, tha se nuk ishte ndjerë mirë në Carabao Cup, gjatë shtatorit. Dhe pas testeve që kishte bërë kishte rezultuar se ai kishte rrahje të çrregullta të zemrës. E kësisoj, u diagnostikua me problemin në fjalë.
Në deklaratën e tij, ai ka thënë që po punon shumë që të shërohet dhe do të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër – përcjell Periskopi.



