Lëndohet Lionel Messi, humb ndeshjen e madhe (Video)

Lëndohet Lionel Messi, humb ndeshjen e madhe (Video)

Lionel Messi ka pësuar një lëndim në prag të ndeshjes që Argjentina do ta luajë me Italinë

Komëbtarja e Argjentinës do të luajë me atë të Italisë, ndërsa në dyshim për këtë takim është ylli i Barcelonës, shkruan Periskopi.

Sipas ‘Premium Sport’ Messi ka pësuar një lëndim muskular dhe pritet të lihet jashtë për sfidën miqësore e cila do të luhet sonte në Manchester.

Megjithatë ai pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjet çerek-finale të Champions League, ku skuadra e tij Barcelona do të përballet me Romën.

Leo ditë më parë shënoi një gol të bukur në stërivtje me Argjentinën. /Periskopi/

Shpërndaje në: