Lëndohet Neuer, kaq do të mungojë
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, mund të humbasë ndeshjen e fundit të ekipit të tij për këtë vit për shkak të një lëndimi.
Klubi njoftoi të hënën se dëmtimi u konfirmua nga një ekzaminim mjekësor pasi kapiteni 39-vjeçar luajti të gjithë ndeshjen të dielën, e cila përfundoi me barazim 2-2 me Mainzin.
Bayern tha se Neuer nuk do të jetë i disponueshëm “për momentin”, pa dhënë informacione të mëtejshme mbi dëmtimin.
Ndeshja e së dielës në Bundesligë kundër Heidenheim është e fundit e klubit para pushimeve dimërore.
Kampionët gjermanë do të rikthehen në aksion më 11 janar kundër Wolfsburgut.



