Lëngu i mandarinave ia mundëson të votojë
Votuesi është arsyetuar se ka ngrënë mandarina gjatë ditës dhe ajo mund të jetë arsyeja pse po reagon llamba.
Anëtarët e qendrës së votimit e kanë lejuar votuesin ta hedhë fletëvotimin në kuti, ndërsa arsyetimin për këtë vendim e kanë shkruar në procesverbal.
“Si përfundim e kemi vërtetuar se lëngu i mandarinës ka lënë gjurmë në duart e votuesve. Këtë mund ta verifikoni edhe ju”, ka shkruar në procesverbal komisioneri i qendrës së votimit në Tërstenik.
Tani i mbetet KQZ-së që të merret me këtë çështje.



