Lennox Lewis fjalë të mëdha për McGregor (Foto)
Legjenda e boksit botëror, Lennox Lewis ishte mjaft i impresionuar me paraqitjen e Conor McGregor ndaj Floyd Mayweather.
“Conor e bëri duelin mjaft interesant, por në ring ai ishte më i dobët se Floyd. Sidofoqftë nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Tani më pëlqen edhe më shumë”, shkroi Lewis në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Periskopi.

Mayweather triumfoi me anë të një nokauti teknik gjatë raundit të 10-të, ndërsa menjëherë pas meçit deklaroi se ky ishte dueli i tij i fundit dhe se do të pensionohet. /Periskopi



