Leo DiCaprio duke qetësuar të dashurën Nina Agdal pas aksidentit me veturë (Foto)
Janë publikuar fotot e momentit të aksidentit të Leonardo DiCaprios.
Ky aksident ndodhi të dielën në Nju-Jork dhe aktori ishte së bashku me të dashurën e tij Nina Agdal kur makina e tyre “Mini Cooper” është goditur nga një “Range Rover”.
Aktori fitues i çmimit “Oskar” Di Caprio dhe e dashura e tij modelja Agdal kanë qenë me shumë fat.
Fatmirësisht dyshja i ka shpëtuar për mrekulli këtij aksidenti. Një ambulancë u thirr në vendin e ngjarjes, si “një masë paraprake”, ndërsa më pas u zbulua se personat e përfshirë në aksident ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
41-vjeçari Leo dhe 24-vjeçarja Nina po udhëtonin me një Mini Cooper, sipas dëshmitarëve. Sipas mediave, makina nuk ishte e yllit të “Hollywood”-it, ajo ishte e një mikut të tij.











