Leo Messi bën ‘investimin e vitit’, ja çfarë ka blerë (Foto)
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka blerë një hotel në një qytetëz me plazh, 40 kilometra larg nga qyteti.
Hoteli është me katër yje në një plazh që gjendet afër qytetit katalunas, transmeton Periskopi.
Sipas gazetës spanjolle Expansion, argjentinasi bleu hotelin, i cili ka 77 dhoma për një shumë parash prej 30 milionë eurove.





Messi ndjeku shembullin e Cristiano Ronaldos, i cili zotëron katër hotele pas një investimi prej 54 milionë funta. /Periskopi



