Leo Messi i papërmbajtshëm ndaj Chelseat (Video)
Barcelona e ka ngritur epërsinë në 3:0 ndaj Chelseat
Barcelona pothuajse ka siguruar kalimin në çerekfinale, ndërsa më meritori për këtë rezultat është Messi që shënoi dy herë në këtë takim dhe asistoi një herë, tranmeton Periskopi.
Ylli argjentinas shënoi në minutën e 63-të një gol të ngjashëm me atë të parin duke i futur topin në mes të këmbëve portierit kundërshtarë.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e Messit. /Periskopi/



