Leonora i drejtohet Xhensilës: Na mbyte (Foto)

Leonora i drejtohet Xhensilës: Na mbyte (Foto)
Mes estradës shpeshherë ka konflikte dhe xhelozi, por në të shumtën e rasteve ka miqësi shumë të mira.

Një miqësi të mirë duket se kanë mes vete këngëtaret Leonora Jakupi dhe Xhensila Myrtezaj, shkruan lajmi.net.

Projekti i fundit i Xhensilës është kënga ‘Si të jem mirë’, e cila po del të jetë kënga e pëlqyer e Leonorës.

Në profilin e saj në Instagram, Leonora ka postuar disa video në të cilat shihej bashkë me një mike të saj duke u argëtuar nën ritmet e këngës së Xhensilës.

Meqë kënga i është bërë fiksim, Leonora i thotë Xhensilës “@xhensilamyrtezaj na mbyte’. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: