Leonora Jakupi ‘çmend’ Shkupin (Foto)
Leonora plot stil rrugëve të Shkupit
Këngëtarja Leonora Jakupi është një prej më të dashurave për publikun. Jo vetëm me muzikën por edhe me paraqitjet e saj ajo merr gjithmonë vëmendje, shkruan rtv21.tv
Bukuroshja nga Kosova sot ka publikuar një fotografi nga kryeqyteti i Maqedonisë nga ku shfaqet plot stil e veshur në të zeza.
Sa i përket projekteve të saj muzikore ajo këtë vit ende nuk ka lansuar ndonjë të ri, përveç një këngë “E pa prekur” të cilën e ka kënduar gjatë xhirimeve të Vitit të Ri.



