Leonora Jakupi me këpucë Gucci 800 dollarëshe (Foto)
Këngëtarja drenicake Leonora Jakupi njihet për stilin e saj të veçantë. Ajo në çdo paraqitje të saj na vije me plot sharm e elegancë. Po kështu na erdhi edhe në imazhin e saj të fundit të postuar në rrjetin social Instagram.
Leonora iu ka përshtatur mjaftë mirë stinës së vjeshtës, mirëpo ajo çfarë bie në sy janë pikërisht këpucët e saj. Këto këpucë janë të firmës Gucci dhe janë të koleksionit të fundit. Në faqen e kësaj firme ne gjetëm edhe çmimin e këtyre këpucëve të cilat kushtojnë 805 dollarë amerikan.
Ndryshe bukuroshja që nuk po njeh moshë ende po arrin të radhitet në mesin e artisteve më atraktive të estradës sonë.Ndërsa së fundmi ajo ka pranuar edhe që është në një lidhje dashurie. Por sipas saj nuk do të ketë ndonjë martesë të mundshme së shpejti./Indeksonline/



