Leonora Jakupi pas ndërhyrjes nuk e ka problem të buzëqesh

Leonora Jakupi pas ndërhyrjes nuk e ka problem të buzëqesh

Nuk është prej ndërhyrjeve që e mendoni, ndonëse gjithmonë është cilësuar si një bukuri natyrale, pa i ndier të nevojshme operacionet plastike, shkruan Kosovarja.

Është fjala për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi, e cila shfaqet gjithmonë me ndryshime, por jo në fytyrë, gjithmonë në stil që i japin aq freski dhe elegancë në dukje.

Por, nëse flasim për ndonjë rifreskim në fytyrën e saj, e vetmja gjë që Leonora vërehet të ketë bërë, është pjesa e dhëmbëve e cila e ka zbukuruar pamasë.

Si e tillë, i ka mundësuar buzëqeshjen për të cilën nuk është kursyer asnjëherë, e veçanërisht tani.

E të flitet për karrierën e saj, nuk ka dilemë se është e pazëvendësueshme edhe në këtë pjesë, falë projekteve të jashtëzakonshme, ani pse të rralla, dëgjueshmëria e tyre nuk ka të ndalur për kohë të gjatë.

/Kosovarja/

 

Shpërndaje në: