L’Equipe tregon rivalin e Cristiano Ronaldos për Topin e Artë
Ginaluigi Buffon kundër Zinedine Zidanes, por mbi të gjitha italiani kundër Cristiano Ronaldos.
Sipas gazetës Buffon mund të rivalizojë pa problem Ronaldon.
L’Equipe shkruan se Buffonit në 2006 iu mohua Topi i Artë vetëm pse ishte nën hetim për baste të paligjshme. Një njollë që më pas iu hoq, por që e çoi trofeun në duart e Fabio Cannavaros.
Gjithsesi për L’Equipe, ky mund të jetë viti i duhur për Buffon, një ndër portierët më të mirë që ka njohur futbolli dhe që kurrë nuk e ka fituar më parë Ligën e Kampionëve.
Nuk është kurrë vonë, edhe sepse siç kujton e përditshmja franceze nuk varet gjithçka nga italiani, varet shumë edhe nga ajo që do të bëjë Ronaldo.



