Lëvizja Hungareze kritikon Nikoliqin për deklaratën, se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë

Lëvizja Hungareze kritikon Nikoliqin për deklaratën, se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë

“Mjaft më me luftëra. Mjaft më me ata që inspirojnë luftëra dhe të atyre që i përkrahin”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Hungareze, shkruan “Novi Magazin”, transmeton Telegrafi.

Kjo lëvizje thotë se Nikoliq më deklaratat e tij të viteve 1995, 2011 dhe 2017 ka treguar se “vërtetë kërkon luftë”.

Lëvizja Hungareze ka porositur se për “Nikoliq nuk është president i mirë për hungarezët e Vojvodinës, por as për të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi.

“Ai që kërkon luftë, nuk ia do të mirën shtetit të vet”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: