VV zbulon lidhjen mes zëvendësdrejtorit të antiterrorizmit dhe PDK-së

VV zbulon lidhjen mes zëvendësdrejtorit të antiterrorizmit dhe PDK-së

 Vetëvendosje ka thënë se zëvendësdrejtori i njësitit të anti-terrorizmit, Luan Keka, i cili ka zhvilluar hetimet ndaj aktivistëve të kësaj partie që u arrestuan të martën, është “vendosur” në këtë pozitë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosje ka publikuar një fotografi ku shihet Keka në shoqëri të gruas së tij, Miranda Keka, ish-kandidate e PDK-së për deputete, e cila në një fotografi tjetër shihet me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Në fotografi janë edhe Ridvan Berisha e Asdren Agushi nga Radio Televizion Publik i Kosovës, që sipas Vetëvendosjes, shoqëria e Luan Kekës me ta është “shumë e afërt.”

Shpërndaje në: