Lewis Hamilton, i dashuruar kokë e këmbë me Nicki Minaj
Nicki Minaj ka ngritur temperaturat me postimin e saj të fundit në Instagram, të cilit nuk i ka rezistuar as Leëis Hamilton.
35-vjecarja publikoi pamjet me një body të kuqe dhe cizme të gjata, ku dukeshin qartë linjat e saj trupore.
Piloti britanik që dyshohet se ka nisur lidhje me reperen, tregoi pëlqimin për këtë fotografi duke i bërë koment ‘një zemër’. Kujtojmë se të dy ishin së bashku në Dubai ku u fotografuan duke dalë jashtë një hoteli.
Ndërkohë, me këtë postim, Nicki njoftoi ndjekësit se tre projektet e saj ‘Women Like Me’, ‘Goodbye’ dhe ‘Transformer’ janë në treg. Reperja ka disa kohë që flitet për histori dashurie me Eminem dhe Lewis, por nuk dihet kush është ai që i ka rrëmbyer zemrën.




