Libani i kërkon ushtrisë të përgatisë një plan për çarmatosjen e Hezbollahut
Qeveria e Libanit i ka ngarkuar ushtrisë hartimin e një plani për të siguruar që vetëm institucionet shtetërore të posedojnë armë deri në fund të vitit, një veprim që synon çarmatosjen e grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Njoftimi nga kryeministri libanez Nawaf Salam erdhi pas një takimi gati gjashtëorësh të kabinetit.
Vendimi vjen pas presionit masiv nga Uashingtoni mbi Bejrutin për të çarmatosur Hezbollahun, përfshirë një vizitë në korrik nga i dërguari i SHBA-së Tom Barrack, i cili bëri thirrje për një politikë më vendimtare.
Megjithatë, ndërsa kabineti po mblidhej të martën pasdite, udhëheqësi i Hezbollahut Naim Kassem hodhi poshtë thirrjet që grupi i tij të dorëzonte armët.
“Çdo orar i paraqitur për zbatim nën … agresionin izraelit nuk mund të miratohet”, tha ai në një fjalim televiziv.
Hezbollahu është dobësuar rëndë nga një konflikt 14-mujor me Izraelin që përfundoi në nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
Disa nga udhëheqësit e grupit vdiqën, mijëra luftëtarë të tij u vranë dhe shumica e armatimeve të tij u shkatërruan./Periskopi/



