Lidhja e Rihannas me sheikun arab, kjo ishte gruaja e miliarderit (Foto)

Lidhja e Rihannas me sheikun arab, kjo ishte gruaja e miliarderit (Foto)

Lajmi për romancën e tyre ka bërë shumë bujë në media këtë vit.

Këngëtarja 29 vjeçare Rihanna dhe miliarderi arab Hassan Jameel tash e ca kohë janë në lidhje dashurie.

Megjithatë, e kaluara e Hassan nuk është edhe shumë e pastër, kjo sa i përket jetës private.

Raportohet se ai ka qenë i martuar para disa vitesh, shumë kohë më parë, para se të njihej me yllin e muzikës RNB.

E përditshmja The Sun shkruan se biznesmeni u martua në vitin 2012 me eksperten e artit Lina Lazaar, martesë e cila përfundoi pak kohë më parë.

Dyshja kanë ndjekur tashmë secili rrugën e tyre, ndësa Jameel duket se e ka gjetur lumturinë tek këngëtarja më e njohur botërore.

Hassan Jameel është një prej sheikëve më të pasur, kjo pasi familja e tij është aksionare e “Toyota”, ndërsa rroga mujore e Jameel mendohet të jetë rreth 200 mijë dollarë amerikanë në muaj.

Shpërndaje në: