Liga e Kampionëve, goli i javës i takon Cristiano Ronaldos

Liga e Kampionëve, goli i javës i takon Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Në mesjavë, apo më saktë të martën dhe mërkurën mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e katërta të grupeve në ligën elitare të klubeve evropiane.

Shumica e ndeshjeve janë fituar nga favoritët, por ka pasur edhe rezultate befasuese.

Goli i Ronaldos i shënuar me gjysmë-vole pas asistimit të Leonardo Bonuccit është zgjedhur si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.

https://www.youtube.com/watch?v=rch6ezIBd4w

Ronaldo në garë për golin mposhti Milan Pavkov e Crvena Zvezdas, Raheem Sterlingun dhe Otavion e Portos.

Ndryshe ky ishte vetëm goli i parë i sulmuesit portugez në këtë sezon të Ligës së Kampionëve./Periskopi/

Shpërndaje në: