Liga e Kampionëve, kompletohet faza e 1/16-ave – gjithçka që duhet të dini

Liga e Kampionëve, kompletohet faza e 1/16-ave – gjithçka që duhet të dini

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Si gjithnjë, në këto kompeticione befasitë nuk mungojnë, por kësaj rradhe ishin të rralla.

Befasia e vetme mbetet moskualifikimi i Interit në fazën tjetër, pasi nuk mposhti dot PSV-në.

Skuadrat që kalojnë në fazën e 16 më të mirave nga vendi i parë: Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bayern Munchen, Manchester City, Real Madrid dhe Juventus.

Skuadrat që kalojnë në fazën e 16 më të mirave nga vendi i dytë: Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke, Ajax, Lyon, Roma dhe Manchester United.

Shënim: Skuadrat që janë kualifikuar me vendin e parë do ndeshen me ato të vendit të dytë. Ekipet që janë nga i njëjti shtet nuk mund të luajnë mes vete. Shorti hidhet të hënën, me fillim nga ora 12:00.

Skuadrat që do të luajnë në Europa League: Club Brugge, Inter, Napoli, Galatasaray, Benfica, Shakhtar Donetsk, Plzen dhe Valencia.  /Periskopi

Shpërndaje në: