Liga e Kampionëve: Man Unitedi befasohet në Zvicër, Ronaldo iu kthehet golave
Dje dhe sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Kishte rikthime senzacionale të rezultatit, por edhe ndeshje ku dominoi vetëm një skuadër. Liverpool nuk arriti të mbajë rezultatin prej tre golash që e pati në pjesen e parë në “Ramon Sanchez Pijuan”, kundër Sevilla-s. Asturianët u rikthyen në pjesën e dytë të motivuar dhe arritën që t’i shënojnë tre gola për të shmangur humbjen, transmeton Periskopi.
Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në fitorën e Real Madridit prej 6 me 0 kundër Apoelit në Qipro, ndërsa Tottenham arriti të përmbysë rezultatin në Dortmund, keshtu duke e siguruar vendin e parë në grup. Ndërsa Manchester City arriti të mbajë bilancin qind për qind të fitoreve vetëm në fund të takimit, ku Raheem Sterling ia siguroi tre pikët anglezëve.
Kryendeshja e kësaj jave u zhvillua në Itali, ku u përballën Juventus dhe Barcelona, pati raste dhe shtylla por rrjetat mbetën të paprekura. Paris Saint-Germain e demoloi Celticun me rezultatin 7:1. Ndersa Bayern arriti që me mund të fitojë në Belgjikë kundër Anderlechtit me rezulltatin 2:1.
Befasia më e madhe ishte humbja e Manchester United nga Basel në Zvicër, ata u mposhtën në minutën e fundit nga Michael Lang që shënoi për vendasit, transmeton Periskopi.
Griezmann dhe Gameiro mbajnë shpresat për Atletico Madrid për një kualifikim të mundshëm në 1/16 të Ligës së Kampionëve, ata fituan ndaj Romës me rezultatin 2 me 0.
Këto janë rezultatët dhe tabelat e Ligës së Kampionëve:
Grupi A
Basel- Manchester United 1:0
CSKA Moscow- Benfica 2:0
Grupi B
PSG- Celtic 7:1
Anderlecht- Bayern Munich 1:2
Grupi C
Atletico Madrid- Roma 2:0
Qarabag- Chelsea 0:4
Grupi D
Juventus- Barcelona 0:0
Sporting- Olympiakos 3:1
Grupi E
Sevilla- Liverpool 3:3
Spartak Moscow- Maribor 1:1
Grupi F
Manchester City- Feyenord 1:0
Napoli- Shakhtar Donetsk 3:0
Grupi G
Besiktas- Porto 1:1
Monaco- Leipzig 1:4
Grupi H
Borussia Dortmund- Tottenham 1:2
APOEL- Real Madrid 0:6
/Periskopi/



