Ligjerata e Speciales: Asamblisti i Prishtinë kërkon nga Perparim Rama shkarkimin e drejtorit të “Xhevdet Dodes”
Asamblisti i Prishtinës Granit Geci ka kërkuar nga Përparim Rama shkarkimin e drejtorit të gjimnazit “Xhevdet Doda”, pasi Gjykata Speciale sot u lejua të mbaj ligjeratë me nxënës.
“Lejimi dhe mundësimi i organizimit të një ligjërate me përmbajtje antikombëtare nga një OJQ servile, e njohur për thithjen e fondeve të huaja, përbën një akt tejet shqetësues. Ky veprim nuk është i rastësishëm, por pjesë e një agjende të rrezikshme që synon normalizimin dhe rehabilitimin e veprimtarisë së një gjykate me karakter politik dhe fashist, si dhe ndërtimin e një narracioni të rremë e anti-UÇK në Kosovë”, shkroi ai mes tjerash
Postimi i plotë:
Si asamblist i Kryeqytetit dhe si qytetar i Kosovës së lirë, i cili gëzon lirinë falë sakrificës dhe angazhimit të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, kërkoj nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, si dhe të drejtorit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Lejimi dhe mundësimi i organizimit të një ligjërate me përmbajtje antikombëtare nga një OJQ servile, e njohur për thithjen e fondeve të huaja, përbën një akt tejet shqetësues. Ky veprim nuk është i rastësishëm, por pjesë e një agjende të rrezikshme që synon normalizimin dhe rehabilitimin e veprimtarisë së një gjykate me karakter politik dhe fashist, si dhe ndërtimin e një narracioni të rremë e anti-UÇK në Kosovë.
Institucionet publike, e sidomos shkollat tona, nuk guxojnë të shndërrohen në platforma të propagandës që cenon historinë, luftën dhe dinjitetin tonë kombëtar. Përgjegjësia institucionale dhe morale është e domosdoshme, ndërsa heshtja përballë këtyre veprimeve është bashkëfajësi.
#FreeHashimThaçi



