Ligjërata e Speciales në Prishtinë, Hoxha: E çuditshme dhe shqetësuese
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” , ka folur rreth ligjëratës të mbajtur sot në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.
Hoxha tha se ligjërata fillimisht ishte e çuditshme, e sipas saj, edhe shqetësuese.
“Ishte shumë e çuditshme edhe si lajm. Ligjërata të hapura ka në çdo institucion, por ato bëhen me njoftimin e menaxhmentit institucional dhe bazuar në nevojën, qëllimin dhe përmbajtjen. Shqetësuese ishte sepse nuk dihej çka është ligjëruar si e para, dhe fillimisht cila ishte nevoja që të ligjërohej një ligjëratë e hapur për nxënës”, tha Hoxha në klankosova
Ndërkohë, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tha se është e dhimbshme se sa pak nxënësit mësojnë për historinë e re të vendit.



