Ligji i ri i komunikacionit ka dhënë rezultatet e para pozitive

Ligji i ri i komunikacionit ka dhënë rezultatet e para pozitive

Ligji i ri për komunikacionin i cili ka dyfishuar masat e ndëshkimit për shkelësit e rregullave të trafikut, sipas policisë ka dhënë rezultatet e para pozitive duke e ulur numrin e tiketave të shqiptuara por edhe rastet e aksidenteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Indeksonline se policia është duke vazhduar me zbatimin e ligjit të ri për komunikacionin.
Sipas tij edhe pse me ligjin e ri parashihen masa shumë rigoroze, policia atë është duke e zbatuar në nivel.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në ndërmarrjen e masave të nevojshme për krijimin e një ambienti më të sigurt në komunikacionin rrugor dhe mund të ju konfirmojë se edhe pas aprovimit të ligjit të ri janë në proces masa të vazhdueshme operacionale policore. Njësitet relevante policore janë aktive në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor në të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të iu përmbahen rregullave që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor në mënyrë që të iu shmangen aksidenteve në trafik, e gjithashtu në këtë mënyrë të kontribuojnë edhe për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
“PK vazhdon në zbatimin e ligjeve të aplikueshme në vend dhe për secilin që bie ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore, masa rigoroze do te ndërmerren në vazhdimësi”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/

Shpërndaje në: