Limaj në Viti: E kaluara jonë është veç vepra, Kosova ka nevojë për njerëz që kanë guxim

Limaj në Viti: E kaluara jonë është veç vepra, Kosova ka nevojë për njerëz që kanë guxim

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj sot ka vizituar komunën e Vitisë, në të cilën tha se mori përkrahje të madhe.

“Në qytetin e Vitisë u zotuam për punë dhe vepra të mëdha si zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi dhe siguri në Kosovë”, tha Limaj.

Postimi i plotë:

Mikëpritja në Viti është mesazh i qartë se qytetarët e Kosovës kërkojnë #veçVEPRA!

Në qytetin e Vitisë u zotuam për punë dhe vepra të mëdha si zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi dhe siguri në Kosovë.

Për katër vjet, vendi ynë është ballafaquar me një qeveri që ka vetëm fjalë dhe shpifje, sot ka ardhur koha që të maten veprat.

E kaluara jonë është #veçVEPRA, prandaj Kosova ka nevojë për njerëz që kanë guxim për ta transformuar dhe rikthyer fuqishëm Kosovën në vendin ku i takon.

#veçVEPRA
#NISMASocialdemokrate

Shpërndaje në: