Limaj prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.

Limaj sot në një konferencë për media ka thënë se nëse partia e tij e kalon pragun, e për të cilin është i bindur se do të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, atëherë në Parlamentin e Kosovës do të arrijë bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Askush nuk na ndal bashkimin në Parlament”, ka thënë Limaj në konferencë për media. Ai ka thënë se bashkimi është penguar para zgjedhjeve.



