Linda Halimi “dështon” në provën e parë të Eurovizionit (VIDEO)

Linda Halimi “dështon” në provën e parë të Eurovizionit (VIDEO)

Ditën e djeshme 8 shtete kanë realizuar provën e tyre të parë në skenën e Eurovizioni në Ukrainë, ku midis tyre ka qenë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë Linda Halimi.

Si çdo vit tjetër 35 gazetarë kanë qenë pjesëmarrës në sallë ku kanë ndjekur provat e para dhe kanë dhënë vlerësimin e tyre për secilën performancë.

Esctoday (portal zyrtar i Eurovizionit) ka publikuar listën e shtetëve pjesëmarrëse në provën e parë dhe vlerësimet përkatëse nga gazetarët. Por duket se për Lindën tonë, kjo provë nuk paska shkuar mjaft mirë.

Nga 8 shtete, Shqipëria është renditur e parafundit vetëm me 9 pikë, ndërkohë që në krye të listës qëndron Finlanda me plot 72 pikë.

 

 

 

Shpërndaje në: